Ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati ka reaguar në ‘Facebook’ pas propozimit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare dhe kërkesat për azil.
Bushati ironizon opozitën dhe zërat që kanë komentuar këtë çështje, duke u shprehur se gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma.
“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë” – shkruan Bushati në ‘Facebook’.
Ndërkohë më herët ish presidenti Bujar Nishani e konsideroi si alarmante situatën, ndërsa drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj tha se nuk ka pasur ankesa nga Holanda.
Diskutime rreth kësaj post