Gjatë orëve të mbrëmjes në Rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë është sulmuar gazetari Parim Olluri.
Disa dëshmitarë thane se, Olluri është sulmuar nga disa të rinj.
Sulmin e ka konfirmuar vet Olluri, i cili tha se në momentin e sulmit ka qenë me të fejuarën e tij, e cila për shkak të shqetësimit nga sulmi tani po merr trajtim mjekësor.
“Unë kam lëndime të lehta, mirëpo e fejuara është shqetësuar dhe tani po merr infuzion”, theksoi ai .
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të së mërkurës.
AGK ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal, duke thënë se “sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias”.
Diskutime rreth kësaj post