Hiljana Biba është një maturante e cila nuk rresht së përkushtuari ndaj artit. Ajo ka realizuar dy filma me metrazh të shkurtër , dhe së fundmi do të shfaqi në kinemat e Tiranës, dhe filmin e saj të tretë. Përgatitjet e të cilit janë drejt fundit.
Hiljana përshëndetje. Ti ke marrë iniciativën për një film të tretë pak kohë më parë, ç‘të shtyu? Na trego pak dhe për përmbajtjen e tij.
Përshëndetje. Unë këtë sezon veror kam punuar intensivisht për filmin tim të tretë “ Shënjestra “, i cili është një bashkëpunim i frytshëm dhe interesant me disa student të huaj të fushës së kinemasë dhe teatrit, por sigurisht dhe i një stafi të madh. Filmi është një dramë, por ka ndërthurje të kujdesshme midis zhanrit aksion dhe psikologjik.
Cili është fenomeni që ti ke dashur të trajtosh ?
Në fakt, kam prekur disa fenomene, të cilët rastësisht ose jo, bashkëveprojnë me njëri – tjetrin. Personazhi kryesor është Viktoria, një grua e përqendruar në karrierën e saj, e cila shndërrohet padashur në shënjestrën e shumë ngjarjeve të njëpasnjëshme, nëpërmjet të cilave kërcënohet jo vetëm qetësia personale, por dhe ajo e njerëzve të dashur. Viktoria do të vihet në provë nga miqtë, të panjohurit dhe vetvetja, për të gjetur fajtorin. Është në dorën e saj nëse do të përballet, apo do të përpiqet për tu shmangur .
Ka qenë i vështirë realizimi?
Personalisht nuk mund ta gjykoj këtë, pasi kjo është një punë të cilën unë e bëjë me shumë dëshirë, dhe prej së cilës marrë vetëm kënaqësi.
The se në qendër vendosej një grua, cili do të jetë shkaku që ajo do të shenjëstrohet?
Viktoria përpiqet gjatë gjithë kohës për të gjetur fajtorin dhe arsyen. Në film shfaqen disa çelësa, detaje me nënkuptime, të cilat audienca duhet t’i studioj me vëmendje, për t’i zbërthyer domethënien.
Kur pritet të shfaqet filmi?
Në fillim të sezonit të ri shkollor.
Deri më tani, të gjitha fitimet e tua të artit i ke investuar në shoqatën tënde të bamirësisë, këtë herë si do të procedohet?
Patjetër që njëlloj. Përftoj një kënaqësi të dyfishtë duke përdorur paratë e artit tim, për të lumturuar të tjerë njerëz.
A je e kënaqur me pjesëmarrjen në shoqatë?
Sigurisht. Deri tani jemi 70 anëtarë. Nga mosha 13 – 26 vjeç. Ku secili prej tyre mban me shumë përgjegjësi një post të caktuar.
Një mesazh për artistët e tjerë?
Mos ndaloni kurrë së bëri atë që dini të bëni më mirë.
Diskutime rreth kësaj post