Dy vëllezër shqiptarë janë kapur me heroinë dhe drogëra të tjera nga policia greke në qytetin e Trikalas.
Mediat vendase shkruajnë se hetimi filloi kur u arrestua njëri prej vëllezërve, një 37-vjeçar, i cili u kap duke i shitur disa pilula droge një 47-vjeçari.
Pasi nisi hetimi, autoritetet shkuan në banesën e tij dhe aty gjetën një sasi droge, si dhe arrestuan vëllain tjetër 34-vjeçar që jetonte në atë shtëpi.
Policia sekuestroi 18 gram heroinë, 216 pilula droge, sasi të vogla kanabisi dhe katër peshore elektronike.
Dy shqiptarëve ju gjet gjithashtu në banesë një pistoletë dhe fishekë, 3 shkopinj metalikë dhe 5 thika ushtarake.
Dy vëllezërit nga Shqipëria, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, akuzohen për shitje droge dhe armëmbajtje pa leje.
Diskutime rreth kësaj post