Një fëmijë 5-vjeç ka gjetur tragjikisht vdekjen pasditen e sotme në fshatin Cerven të Fierit, pasi është zënë poshtë nga një karrocë kuajsh.
Mësohet se i mituri kishte shkuar te gjyshërit tij (prindërit e mamasë) dhe ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur është varur te karroja që ndodhej e parkuar aty pranë.
Karroca është menjanuar dhe për pasojë e ka zënë poshtë 5-vjeçarin.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë së Fierit
Në datën 13.08.2017, ora 18:20, është sjellë i vdekur në Spitalin Rajonal Fier një fëmijë i mitur 5 vjeç, banues në fshatin Panaja,Vlorë, i cili ka ardhur për pushime në fshatin Çerven, Fier, tek gjyshi i tij, shtetasi Xh.T.
Fëmija duke luajtur është kapur me duar tek një karrocë që tërhiqet me kafshë (e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë) por pasi është mënjanuar karroca e ka zënë poshtë dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post