Ata po shijonin një darkë verore me brinjë të pjekura dhe fasule të konservuara. Por të dy ranë në vend të vdekur në Authon-du-Perche, një fshat francez që krejt papritur e gjeti veten në qendër të vëmendjes së mbarë Europës.
Vdekja misterioze e Olivier Boudin, 38 vjeç dhe Lucien Perot, 69 vjeç mbajti mbërthyer opinionin publik. Trupat e tyre nuk kishin asnjë shenjë sulmi apo përleshje.
Nuk kishte asnjë të dhënë se kishte pasur një grabitje. Një fqinje i pikasi të dy në orën 6 të mëngjesit, por mendoi se i kishte zënë gjumi nga efektet e alkoolit.
Në mesditë, e njëjta grua vuri re se asnjëri nuk kishte lëvizur asnjë muskul. Ajo e kuptoi se kishin vdekur.
Ndoshta, spekuluan policia dhe fqinjët, kanoçja me fasule të konservuara mund të ishte e helmuar. Detektivët analizuan të gjithë ushqimet e mbetura në tavolinë, por rezultuan pa asnjë problem.
Kryebashkiaku Patrice Leriget u tha gazetarëve se skena e darkës dukej sikur ‘koha kishte ndaluar’. Por spekulimet morën fund të mërkurën, kur u zbulua se shkaku i vdekjes së dyfishte ishte më prozaik.
Analizan zbuluan se i moshuari ishte mbytur teksa po përtypte një copë brinjë viçi pa e përçapur mirë për shkak se i mungonin disa dhëmbë.
Mjekët thonë se i riu, që kishte probleme gjenetike me zemrën, pësoi atak kardiak kur e pa shokun duke vdekur.
Miqtë e tyre thanë se të dy ishin shokë të ngushtë dhe pinin e hanin së bashku vazhdimisht. Pronari i lokalit të fshatit tha se të dy ishin si ‘babë e bir’.
Diskutime rreth kësaj post