“Diku në një qoshe të Islingtonit, duhet të ketë një bodrum të fshehtë të mbushur me të diplomuar në gjuhën angleze, të cilët studiojnë me hollësi fjalorët”. Kështu nis në të përditshmen angleze Times, editoriali i Matt Ridley, opinionist i njohur konservator britanik. “Herë pas here bie një zile, dhe të gjithë ato pena të bukura paralajmërohen për një çështje të re politike, e cila duhet që të rifitojë definicionin me qëllim që të favorizojë të majtën.
Pas një momenti heshtje, ngrihet një dorë: ‘dementia tax!’, ose ‘bedroom tax!’, dëgjohet të thërrasë dikush, dhe printerat metaforikë nisin të lëvizin, duke nxjerrë kopje virtuale të frazës së re, për gazetarët mirënjohës. Të krijohet ndjesia sikur e majta ka qenë gjithmonë më e zonja se sa e djathta, sa i përket gjuhës. ‘Kapitalizëm’ është një fjalë e sajuar kryesisht nga kundërshtarët e tregtisë. (…) Më pas, Marksi dhe Engelsi e bënë një fjalë tabu. Që atëherë, e majta e ka përdorur fjalën ‘kapitalizëm’ për të nënkuptuar që tregtia e lirë kontrollohet prej financierëve të mëdhenj, më shumë se sa prej tregtarëve dhe sipërmarrësve që marrin risqe për konsumatorët, dhe duke vepruar kështu, ulin çmimet.
Për arsye që nuk do i kuptoj kurrë me të vërtetë, kampionët e tregtisë janë futur në këtë skemë dhe kanë kaluar një shekull e gjysmë duke u përpjekur të mbrojnë fjalën ‘kapitalizëm’, më shumë se sa ‘tregti’ apo ‘sipërmarrje’. Deri edhe shprehja ‘tregu’ është njollosur me sukses. E megjithatë, duke parafrazuar Margaret Thatcherin, tregu nuk ekziston: ekzistojnë individë, burrat, gratë dhe familjet e tyre, që prodhojnë mallra, ofrojnë shërbime dhe i shkëmbejnë me individë të tjerë, të prirur për të blerë dhe shitur. Praktikisht, e djathta shpesh herë duket se është dorëzuar për të pranuar fjalorin e të majtës: fjalë si kapitalizëm, “Tory”, “poll tax”.
Janë futur edhe ambientalistët. Kush është që i ka quajtur energjitë e ripërtëritshme, “energji e pastër”? Në po të njëjtën mënyrë, aktivistë të ndryshëm për ndryshimet klimatike qëllimisht janë pëprjekur që të trembin edhe të mëdyshurit dhe skeptikët në politikë më të mdoeruar, me fjalën revoltuese ‘negacionist’, për t’i bërë të duken si të dalë mendsh, ashtu sikurse negacionistët e Holokaustit. Madje një herë, mua vetë më prezantuan në një konferencë, ‘një tip negacionisti i arsyeshëm’”.
Ridley flet edhe për fjalorin islamik dhe islamist, ku gazetarët dhe opinionistët që “guxojnë të flasin për ideologjinë ekstremiste të pranishme në fe” etiketohen si “islamofobë”.
“Sa shumë fjalë të tjera politike do të shfaqen në mënyrë neutrale, si ‘Brexit’, për të plotësuar një boshllëk gjuhësor, dhe sa prej tyre do të pagëzohen për t’i shërbyer një kauze? ‘Orëell, duhej të ishe këtu tani!’”. / Në shqip nga Bota.al
Diskutime rreth kësaj post