Ministria kineze e Mbrojtjes i kërkoi sot Indisë të tërhiqte menjëherë trupat e saj nga një zonë kufitare e diskutueshme ku forcat e armatosura të të dy vendeve kanë qenë në konflikt për javë të tëra , njoftoi sot media shtetërore.
“Kina ka treguar një nivel të lartë të vetëpërmbajtjes, pas kalimit të kufirit nga trupat indiane por kjo vetëpërmbajtje e ka një kufi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ren Guoqiang.
“India duhet të heqë dorë nga iluzioni i taktikës së vonuar dhe të mos e nënvlerësojë besimin dhe aftësinë e Kinës për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar dhe interesat e zhvillimit”, tha Ren.
Që prej qershorit, të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje në lidhje me një zonë malore pranë kufijve të Kinës, Indisë dhe Butanit.
Kina dëshiron të ndërtojë një rrugë në Plateau Doklam.
Ndërsa, India i është përgjigjur Kinës duke dërguar trupa për të dëbuar punëtorët e ndërtimit të ushtrisë kineze.
India dhe Kina kontestojnë disa pjesë të kufirit të tyre (e përcaktuar jo saktësisht) rreth 3 500 kilometra, përgjatë vargmaleve të Himalajave.
Diskutime rreth kësaj post