Tre shqiptarë të cilët kishin krijuar një rrjet të gjerë prostitucioni në Itali, janë arrestuar nga Policia.
Endrit Gjella 34 vjeç, Dritan Taço 23 vjeç, dhe Anxhela Avdiraj 20 vjeç, janë vënë në pranga pasi merrnin vajza nga Shqipëria dhe Rumania, për qëllime turistike dhe më pas i shfrytëzonin ato për prostitucion.
Policia Italiane thotë se rrjeti kordinohej nga 34-vjeçari Endrit Gjella, i cili pavarësisht se ishte në burg, u kërkonte vartësve të tij të sillnin vajza të tjera nga Shqipëria dhe Rumania.
Ata kërkonin vajza të reja që më pas i përdornin për prostitucion.
Roli të rëndësishëm në këtë grup kishte edhe 20-vjeçarja Anxhela Avdiraj, e cila pasi i bënte shoqe vajzat e reja në Itali, i bindte ato që të ushtronin prpostitucion, për shkak të shumave të mëdha që do përfitonin, shkruan Shqiptarja.com
Vajzat e ushtronin prostitucionin pranë një stacioni hekurudhor në Pescara të Italisë.
Diskutime rreth kësaj post