Një 32 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të korruptojë një polic policie për t’i shpëtuar gjobës.
Policia e Vlorës njofton se shtetasi Gentian H është ndaluar nga policët në aksin Vlorë-Orikum, pasi është konstatuar pa rripin e sigurimit. Blutë e qytetit bregdetar i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.
Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë, ka vendosur në brendësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t’i shmanget vendosjes së masës administrative, por duke shkuar në komisariat me këmbët e tij.
Diskutime rreth kësaj post