Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkurë në landfillin e Sharrës, në periferi të Tiranës.
Nuk bëhen ende të ditura arsyet e zjarrit në vend depozitimin e plehrave, pak kilometra larg kryeqytetit.
‘Tirana sot shpëtoi nga tymi tejet i dëmshëm i zjarrit që ra në orët e para të mëngjesit në landfildin e Sharres”. Njoftimin shoqeruar edhe me nje video nga aksioni e kane dhene Zjarrfikesit Tirane ne faqen e tyre ne FB.
“Dhe kjo falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfiksave , të cilët kaluan një 24 orësh plot me zjarre dhe pa pushim”- njoftojne zjarrfikesit Tirane./a.ç
Diskutime rreth kësaj post