Audi do të shkurtojë kostot me 10 miliardë euro deri më 2022, për të financuar makinat elektrike.
Audi, një prej filialeve më fitimprurëse të grupit Volkswagen, planifikon të sjellë pesë modele të reja makinash elektrike duke filluar nga viti 2018.
Shkurtimi i shpenzimeve mund të vijë nga ulja e kostove në kërkim dhe zhvillim. Audi gjithashtu kërkon lirimin e fondeve për të investuar në drejtim të teknologjisë me 0 emëtime karboni në atmosferë.
Kjo platformë do të zhvillohet në bashkëpunim me Porsche. Audi ishte një prej prodhuesve më të prekur nga skandali i emëtimeve të motorëve me naftë në Shtetet e Bashkuara.
Diskutime rreth kësaj post