Në raportin e publikuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) theksohet se që nga 27 prilli, në Jemen u regjistruan mbi 410 000 raste të dyshuara të kolerës, ndërsa numri i të vdekurve nga kjo epidemi arriti në rreth 2 000 persona.
Bëhet e ditur se epidemia më së shumti ka shkaktuar vdekje në qytetet Hajjah, Al Hubaydah, Ibb dhe Taizz, ndërkohë theksohet se nga dita e djeshme kanë humbur jetën tre persona, shifër e cila shënon ulje të shkallës së vdekjeve.
Bëhet e ditur se deri tani mbi 400 000 persona janë shpëtuar nga sëmundja.
Për shkak të konfliktit në Jemen, që vazhdon prej më shumë se dy vitesh, rreth tre milionë persona të zhvendosur si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm dhe grumbullimit të mbeturinave, ballafaqohen me rrezikun e kolerës.
Diskutime rreth kësaj post