Kur vjen fjala te gjumi, duket se të gjithë kemi nevojë të flemë edhe disa orë më shumë nga sa bëjmë normalisht dhe kjo nuk do shumë për t’u vërtetuar.
Por duhet thënë se për disa persona, gjumi është më i rëndësishëm sesa për disa të tjerë, çka do të thotë se për ata të cilët gjumi është prioritet, pak rëndësi ka se çfarë punësh lihen përgjysmë, ndërkohë që për pjesën tjetër, gjumi është i pari që eliminohet nga axhenda kur vjen fjala për të përmbushur të tjera gjëra.
Ndoshta do t’ju duket e çuditshme, por horoskopi ka të bëjë shumë sa u përket karakteristikave kryesore që ka çdo shenjë, edhe kur vjen fjala te pjesë të rutinës, siç mund të jetë gjumi.
Tashmë do t’ju tregojmë se sa gjumë ju duhet në bazë të shenjave të horoskopit për të qenë energjik dhe produktiv përgjatë gjithë ditës.
Dashi – 6 deri në 8 orë gjumë në ditë.
Demi – Hmmm, a ka mundësi 26 orë, apo nuk i ka dita aq?
Binjakët – Ose 6 orë ose 12, nuk ka një të mesme.
Gaforrja – Mjafton një pushim i vogël prej 30 minutash.
Luani – 8 orë fiks!
Virgjëresha – 8.5 orë dhe zgjohet që me zilen e parë.
Peshorja – 7.5 orë.
Akrepi – 6, oh jo 9, po, patjetër 9.
Shigjetari – Ti fle vetëm kur (largqoftë!) të largohesh nga jeta.
Bricjapi – Një 5 orarësh i fortë!
Ujori – 7 orë gjatë javës dhe 14 në fundjavë…
Peshqit – 4 orë mjaftojnë.
Diskutime rreth kësaj post