Kanë dalë sot dëshmitë e para pas denoncimet të skandalit të ndodhur në Berat pak ditë më parë, ku një adoleshente akuzonte për përdhunim burrin e tezes.
15 vjeçarja kishte shkuar në Berat për pushime, por mesa duket gjithçka është kthyer në ‘ferr’. Por tjetër version japin sot të afërmit e saj.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në Berat një ditë më parë. R.K, 15-vjeçe, banuese në Berat, ka dëshmuar në praninë e psikologes, sapo është kthyer në shtëpinë e saj, në një tjetër fshat të Beratit. Ajo ka kallëzuar penalisht 54 vjeçarin R.K se e ka përdhunuar.
Deshmite
Akuzat e 15 vjecares janë mohuar nga tezja e saj, bashkëshortja e autorit dhe vajza e tij.
“Nuk është e vërtet, akuzat janë shpifje“, ka thënë tejza e 15-vjeçares.
Ajo shkon edhe më tej kur thotë se vajza duhet të jetë shtyrë për t’i bërë keq familjes së saj. Ajo pohon se mes dy familjeve nuk ka pasur probleme.
“Me familjen e vajzës nuk kemi pasur probleme. Vajzën e kam vajzë vëllai. Atë Mund ta ketë futur dikush. Çupa e vëllait u fut për të na bërë keq“, ka thënë më tej ajo.
Edhe vajza e autorit të akuzuar ka thënë se është e sigurt se babai i saj nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Jam e sigurt që babai im nuk e ka bërë. Gjithçka është një gënjeshtër”, ka theksuar ajo.
Diskutime rreth kësaj post