Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.
Burime nga bashkia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani, njofton gazetari Mariglen Mërtiri.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Ndërkohë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Në një dalje për mediat, Paskali tha se tani ajo është në opozitë dhe se do të vazhdojë betejën aty duke mbështetur këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak.
Diskutime rreth kësaj post