Ka arritur në katër numri i të vdekurve në aksidentin e rëndë në hyrje të Prishtinës. Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet.
Makina ra në urën e cila lidh rrugën e Mitrovicës me lagjen Dardania dhe është me targa të Gjermanisë. Në të po udhëtonin pesë qytetarë nga Vitia tre meshkuj dhe dy femra.
Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka arritur të shpëtoj por gjendja e saj në QKUK ende nuk është stabël.
Është konfirmuar se nga pesë udhëtarët të cilët po udhëtonin me makinë katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa njëri është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.
Kallxo.com mësot se viktimat janë nga komuna e Vitisë, por nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.
Diskutime rreth kësaj post