Ura!…(kjo histori s’ka lidhje me Ne shqiptarët). Në një vend të largët, por shumë të largët nga këtu…, ishte një fshat në majë një mali. Fshatarët shkonin e vinin në këmbë nga fshati dhe kudo ku kishin nevojë të shkonin duke kaluar mbi një urë, lëvizjet ishin në këmbë, sepse në atë vend përdornin shprehjen e tyre popullore… “fshati që duket, s’do autobus”!….
E kështu vazhdonte jeta e fshatit dhe e fshatareve mes ec e jak-ëve, por një ditë, kryetari i fshatit ishte duke pirë me një shokë të ngushtë, ai i shoku i tha-ore, po si bëmë një koqe leku me këta fshatarët? Si?, ju hodh Kryetari, “në çfarë mënyre”? Po ja-vazhdoi shoku duke pirë, “është ura, i vëmë nga një taksë për çdo kalim vajtje ardhje për çdo fshatar…, e imagjinon çfarë fitimi”? “Joooo”!-tha kryetari: “Do ngrihen fshatarët dhe do bëjnë hatanë”. ”Po ç’thua more”?-i thotë shoku duke kthyer edhe një gotë tjetë. “Këta fshatarë mender të hanë munë, provoje njëherë dhe e shikojmë”.
Të nesërmen, kryetari dha urdhër që për çdo kalim në urë, fshatarët do paguanin nga 1 mijë lekë (e bëj me lekët tona për ta bërë më të kuptueshme) dhe vendosi një arap te ura që të mblidhte lekët. Një ditë më pas thirri arapin dhe e pyeti:” Hë c’thanë fshatarët…protestuan”Jo mo”!-u përgjigj arapi, bënë ca llafe por paguan. Shoku i Kryetarit i tha: “Të thashë që këta fshatarë të hanë munë. Më dëgjo mua, bëje 2 mijë lekë nesër, rrite”. “Joooo”,-u hodh kryetari, “do na osh në bela me fshatarët”. “Ore, më dëgjo mua, do bëhemi të pasur”! Diën tjetër arapi ju kërkonte fshatarëve nga dy mijë lekë. Një ditë më pas, kryetari e pyet arapin: “Hë mo protestuan fshatarët”? “Jooo! Ca llafe nëpër dhëmbë, paguajnë dhe shkojnë”. Duke e parë kështu, kryetari ua rriti taksën e ujit(më falni, lapsus), taksën e kalimit të urës 10 mijë lekë. Dhe si zakonisht të nesërmen e pyeti arapin. “U tërbuan besoj ëë?! “Joooo”!-u përgjigj arapi. Shanë ca nëpër dhëmbë por në fund, vreng lekët dhe çdo gjë në rregull.
Kryetari i kthehet shokut që i propozoi idenë për tu pasuruar, “do ti që kishe të drejtë! Po këta popull janë apo dele?! Shoku qeshi dhe i tha: “Më dëgjo mua, bëje keshtu, në kohën që do kalojnë urën, fshatarët do paguajnë nga 10 mijë lekë do presin që t’ua bëj edhe njëherë arapi dhe pastaj do kalojnë urën! “Në asnjë meënyrë”,- ulëriti Kryetari…”do na vrasin fshatarët”! Shoku qeshi: “Provoje njëherë”,-i tha. Në ditën tjetër te zyra e kryetarit ishin mbledhur një grumbull fshatarësh që bërtisnin dhe ulërisnin me të madhe, kryetari u tremb dhe i kthehet shokut: Ç’na bëre, do na vrasin” dhe ju afrua grumbullit të fshatarëve të inatosur: Çfarë keni që bërtisni?!
Një fshatar u hodh dhe foli: “Ore zoti Kryetar, po shtoni një arap te ura të paktën se radhën se durojmë dot?!”… Të dashur lexues, s’po e vazhdoj më tej historinë. (Ndërkohë që shkruaj këto radhe, Lali Eri po komunikon rritjen e çmimit të ujit dhe mua më vjen për të qeshur, pse si ata fshatarët jemi ne?! Joooo, këtu ka xhaxhai biçak!). Jam krenar që jam shqiptar dhe mbi të gjitha tiranas!
Diskutime rreth kësaj post