Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Stambollit, ku është takuar me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Rama tha se takimi në rezidencën e Erdoganit ka zgjatur 90 minuta dhe se është shënuar progres i qenësishëm në projektet e përbashkëta si Aeroporti i Vlorës dhe linja ajrore shqiptare.
“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.”, shkroi Rama në Facebook.
Erdogan ka pritur Ramën në Stamboll sapo është kthyer nga Gjermania, ku ka marrë pjesë në samitin dy ditor të G20-ës.
Rama ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në Samitin e 22-të Botëror të Naftës, i cili zhvillohet në Stamboll mes datave 9 dhe 13 korrik.
Diskutime rreth kësaj post