Përpara këtij samiti, një grup i gjerë bashkëpunëtorësh rajonalë po punojnë për dokumentet e dakordësisë dhe planin e veprimit të rajonit.
Në Sarajevë, Carl Bildt, ish kryeministri i Suedisë dhe bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), François Heisbourg, Kryetar i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike dhe Robert Cooper, Këshilltar Special në Komisionin Evropian, takuan Goran Svilanoviç, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Bashkëpunimit Rajonal. Zyrtarët folën për integrimin evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit rajonal dhe samitin e ardhshëm të Triestes.
“Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është një domosdoshmëri dhe e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor është përshpejtimi i integrimit evropian. Anëtarësimi do të marrë kohë, pasi nuk është një rrugë e lehtë, megjithatë, reforma të thella ekonomike janë të nevojshme për t’i bërë këto vende të pranueshme për anëtarësim dhe bashkëpunimi rajonal është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë rajonit një shtysë jetike. Unë pres që krerët e Ballkanit të bien dakord për disa hapa konkretë në Trieste javën e ardhshme, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti në rajon, të nxiten reformat në vendet e tyre, duke i sjellë ato më afër BE-së”, tha Bildt.
Svilanoviç shprehu optimizëm lidhur me Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Trieste, duke shpresuar që plani i veprimit i përgatitur nga KBR me qeveritë e rajonit të rregullohet, duke filluar kapitullin e ri në rrugën e rajonit drejt prosperitetit ekonomik dhe social dhe pranimit në BE.
“Plani i Veprimit parasheh projekte që çojnë drejt përparimit të avancuar dhe të përshpejtuar të rajonit në tregti, ndëlidhje, konkurrencë, agjendë dixhitale etj. Ky është një katalizator për procesin e integrimit në BE, por jo një zëvendësim për kuadrin ekzistues dhe ne duam të shohim ekonomitë tona të angazhuara për ndryshim në dobi të qytetarëve “.
Heisbourg përsëriti se rajoni po jep shenja paqëndrueshmërie serioze dhe se liderët e Ballkanit dhe Evropa gjithashtu duhet të veprojnë shpejt për të kapur momentin për mbajtjen e rajonit në korsinë evropiane.
Duke folur për përpjekjet e rajonit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, Cooper theksoi sundimin e ligjit si një shtyllë kyçe që duhet të ngrihet në vendet aspiruese, pasi Bashkimi është një bashkësi e ligjit dhe nuk mund të pranojë anëtarë të rinj përveç nëse sistemet e tyre të drejtësisë përmbushin standarde të larta – për të vepruar me kompetencë dhe për të përfaqësuar partnerë të besueshëm. Rama takon Merkel në Trieste Bildt: Liderët të dakordësohen Samiti i Triestes do të mbahen javën e ardhshme, ku do të marrin pjesë 6 kryeministra të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen e kancelares gjermane, Angela Merkel. Kjo e fundit do të ketë edhe një takim me kryeministrin shqiptar, për t’i uruar atij fitoren në zgjedhje. Përpara këtij samiti, një grup i gjerë bashkëpunëtorësh rajonalë po punojnë për dokumentet e dakordësisë dhe planin e veprimit të rajonit. Në Sarajevë, Carl Bildt, ish kryeministri i Suedisë dhe bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), François Heisbourg, Kryetar i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike dhe Robert Cooper, Këshilltar Special në Komisionin Evropian, takuan Goran Svilanoviç, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Bashkëpunimit Rajonal. Zyrtarët folën për integrimin evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit rajonal dhe samitin e ardhshëm të Triestes.
“Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është një domosdoshmëri dhe e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor është përshpejtimi i integrimit evropian. Anëtarësimi do të marrë kohë, pasi nuk është një rrugë e lehtë, megjithatë, reforma të thella ekonomike janë të nevojshme për t’i bërë këto vende të pranueshme për anëtarësim dhe bashkëpunimi rajonal është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë rajonit një shtysë jetike. Unë pres që krerët e Ballkanit të bien dakord për disa hapa konkretë në Trieste javën e ardhshme, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti në rajon, të nxiten reformat në vendet e tyre, duke i sjellë ato më afër BE-së”, tha Bildt. Svilanoviç shprehu optimizëm lidhur me Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Trieste, duke shpresuar që plani i veprimit i përgatitur nga KBR me qeveritë e rajonit të rregullohet, duke filluar kapitullin e ri në rrugën e rajonit drejt prosperitetit ekonomik dhe social dhe pranimit në BE. “Plani i Veprimit parasheh projekte që çojnë drejt përparimit të avancuar dhe të përshpejtuar të rajonit në tregti, ndëlidhje, konkurrencë, agjendë dixhitale etj. Ky është një katalizator për procesin e integrimit në BE, por jo një zëvendësim për kuadrin ekzistues dhe ne duam të shohim ekonomitë tona të angazhuara për ndryshim në dobi të qytetarëve “.
Heisbourg përsëriti se rajoni po jep shenja paqëndrueshmërie serioze dhe se liderët e Ballkanit dhe Evropa gjithashtu duhet të veprojnë shpejt për të kapur momentin për mbajtjen e rajonit në korsinë evropiane. Duke folur për përpjekjet e rajonit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, Cooper theksoi sundimin e ligjit si një shtyllë kyçe që duhet të ngrihet në vendet aspiruese, pasi Bashkimi është një bashkësi e ligjit dhe nuk mund të pranojë anëtarë të rinj përveç nëse sistemet e tyre të drejtësisë përmbushin standarde të larta – për të vepruar me kompetencë dhe për të përfaqësuar partnerë të besueshëm.
Diskutime rreth kësaj post