Dashi
Ndjenjat për partnerin/en do jenë edhe më të thella sot, por do e keni të vështirë t’ia shprehni atij të gjitha. Mundohuni të qëndroni sa më shumë kohë me të në mënyrë që të keni mundësi të flisni më qetësisht. Beqarët nuk do e gjejnë as sot personin ideal dhe kjo do i merzisë paksa. Financat nuk do kenë asnjë problem edhe sikur të kryeni ndonjë shpenzim më tepër.
Demi
Mërkuri do jetë i pozicionuar mirë sot në planin sentimental të çifteve. Ai do iu nxitë të tregoheni më të duruar dhe më të kuptueshëm me partnerin/en. Beqarët do kenë takime, por nuk duhet t’i besojnë shume instinktit të parë. Në planin financiar do arrini të kryeni transaksione të rëndësishme. Situata do jetë goxha e qëndrueshme.
Binjakët
Do i tregoni partnerit/es tuaj sa shumë e dashuroni sot dhe do ia shprehni ndjenjat me mënyra të ndryshme. Edhe ai/ajo do tregohet i përkujdesur me ju dhe do iu përkëdhelë mjaft. Beqarët do jenë të mbyllur në vetvete dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen për takime. Në planin financiar ka rrezik të bëni disa gabime të pafalshme që mund t’iu sjellin probleme serioze.
Gaforrja
Edhe pse do jenë të shumtë personat që do iu joshin dhe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, ju nuk do bini në tundim sot. Dashuria për partnerin/en është aq e madhe dhe e rëndësishme për ju saqë asgjë nuk mund t’iu shkëputë prej tij. Beqarët duhet të tregohen ashtu si janë dhe jo të improvizojnë e të gënjejnë. Financat nuk do jenë të këqija.
Luani
Ju që jeni në një lidhje mos prisni ndonjë mrekulli sot. Nëse atmosfera ka qenë e tensionuar nuk pritet që të rivendoset menjëherë qetësi, ndërsa nëse bashkëpunimi ka kohë që ka filluar gjithçka do shkojë edhe më mirë. Beqarët do jenë në kërkim të dashurisë së madhe e cila ka gjasa të shfaqet shumë shpejt. Financat fatmirësisht do jenë goxha të qëndrueshme.
Virgjëresha
Ditë delikate kjo e sotmja për të dashuruarit. Do debatoni ashpër mbi disa tema delikate dhe sërish nuk do bini dakord. Më mire do jetë të largoheni paksa nga njeri-tjetrin sepse nuk i dihet deri ku mund të shkojë nervozizmi. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të dashurisë. Me financat nuk duhet të tregoheni aspak të pamatur.
Peshorja
Ka shumë gjasa që ta lini paksa pas dore jetën tuaj në çift sot dhe kjo mund të sjellë disa probleme më vonë. Jeta familjare do iu marrë shumë kohë. Beqarët do ia kalojnë mirë pranë miqve të ngushtë dhe nuk do kërkojnë me ngulm dikë. Financat do jenë goxha të mira kështu që mund t’iu lejohet edhe ndonjë çmenduri e vogël me shpenzimet.
Akrepi
Sektori i dashurisë do jetë mjaft i favorizuar gjatë kësaj dite. Do flisni me partnerin/en për gjithçka madje të dy së bashku do bëni plane për një të ardhme. Beqarët duhet me patjetër të largojnë turpin nëse duan të gjejnë dikë. Në planin financiar do iu duhet shumë durim dhe këmbëngulje për të përmirësuar situatën.
Shigjetari
Nuk duhet të tregoheni shumë autoritarë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse do keni probleme të mëdha me partnerin/en. Bëni çmos të toleroni më tepër. Beqarët do njihen me një person shumë serioz me të cilin do pëlqejnë të vazhdojnë takuimet. Për të rritur financat nuk duhet të bëni çdo lloj sakrifice sepse do pendoheni. Shëndeti do jetëi mirë.
Bricjapi
Do e dëgjoni me kujdes atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat më të zjarrta. Jo vetëm ai, por edhe ju do ndiheni më së miri. Ata që kanë shumë kohë bashkë do hedhin një hap më tej. Beqarët që mendojnë se dashuria i ka harruar do realizojnë takimin më të bukur të jetës së tyre. Në planin financiar do keni fat me shumicë.
Ujori
Mirëqenie, bashkëpunim dhe komunikim. Kjo ditë do jetë edhe më e mirë sesa çiftet e kishin menduar prandaj duhet ta shfrytëzojnë deri në sekondën e fundit. Beqarët nuk do jenë në humor të mirë për të krijuar një lidhje kështu që më mirë të presin. Dielli do iu ndihmojë të riorganizoni të ardhurat.
Peshqit
Lidhja me partnerin/en do fillojë të përforcohet gjatë kësaj dite. Do ndiheni më të qetë pas një periudhe jo shumë të mirë që keni kaluar. Beqarët do influencohen mjaft nga yjet dhe do ketë takime pa fund. Njihuni mirë me personat që do takoni dhe më pas vendosni. Financat nuk do jenë të këqija prandaj mund të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Diskutime rreth kësaj post