Kryeministri Edi Rama në takimin me kandidatët dhe deputetët e zgjedhur, njoftoi zyrtarisht për nisjen e reformës në administratë.
Ai apeloi që çdo kryetar bashkie, se nëse nuk zbaton kriteret përkatëse dhe vendos njerëzit e tij, le të ikë që sot nga detyra.
“Më 25 qershor nuk kemi marrë tepsinë më vete por kemi marrë mandatin për ta çuar tepsinë për skrap.
Kemi kërkuar një mandate kuq e zi dhe do të qeverisim kuq e zi.
Do të nisim një tur dëgjimor me qytetarët.
Çdo i paaftë që ka testërën tonë nuk mund të ketë privilegje.
Ne do të ndërhyjmë me ligje.
Çdo kryetar Bashkie le ta lerë detyrën që sot nëse i dhmbset gjaku për të punësuar njerëzit e tij.
Ne jemi zgjedhur për të bërë shtet demokratik me shembullin tonë, ndryshe pas katër vjetësh njerëzit do të na fishkëllejnë dhe do të na kthejnë kurrizin kur t’i themi motra dhe vëllezër.
Administrata është e prekur nga kanceri dhe këtë e kemi denoncuar gjatë fushatës.
Nuk është vetëm LSI-ja, pavarsisht se ajo është partia më e prekura nga kanceri anti-shtet,” tha Rama.
Ai deklaroi se nuk do ketë më deputetë që do funksionojnë si shefa të kuadrit për punësimet në administratë.
Më sytë nga anëtarësimi në BE, Rama tha se do bëhen ligje të posaçme për nepotizmin në administratë:
“Epopeja e familjarëve dhe kushërinjve në administratë do mbarojë. Estrada e nepotizmit duhet të marrë fund, ndryshe në fushatën tjetër do na fishkëllejnë”.
Rama tha se rrezikojnë të katandisen si PD nëse nuk bëjnë reformat.
“Do kemi në zgjedhjet e ardhshme të njëjtin fat si PD.
Ajo nuk e kuptoi se nuk është faji i njerëzve, por i vetë PD që u ndëshkua një javë më parë,” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post