Secila nga shenjat e horoskopit e ka të vështirë të pranojë fajin, por mesa duket kryeson një shenjë e cila e ka më të vështirë ta pranojë fajin se të tjerat.
Bëhet fjalë për shenjën e Dashit. Si shenjë e zjarrit, Dashi njihet për krenarinë e tepërt që ka. Sipas ekspertëve që merren me horoskopin, kanë shpirt lideri, mbajnë inatin më gjatë dhe veprojnë duke ndjekur instinktin.
Ndryshe nga shenjat e tjera janë shumë të vendosur dhe nuk priren të kenë dyshime. Njerëzit e shenjës së Dashit, preken shpejt dhe përgjigjet i kanë pak të rënda ndaj bashkëbiseduesit, deri në ofendim.
Një problem tjetër i kësaj shenje është se nuk durojnë dot dikë tjetër t’i tregojë si duhet të veprojë në punë. Gjithashtu, sipas intv.al i bëni të tjerët të pranojnë ato që thoni dhe në shumicën e kohës nuk e pranojnë fajin. Si pasojë bëhen edhe të padurueshëm.
Lënë përshtypjen sikur nuk gabojnë asnjëherë. Të dashur dash, të tjerët ju pranojnë për atë çfarë jeni, edhe pse dëshironi të dukeni “të pagabueshëm”.
Diskutime rreth kësaj post