Nismën së Edi Ramës, postuar në facebooku nën siglën “Cfarë duhet të përmirësojmë” i janë përgjigjur mbi 5600 qytetarë.
“Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje?”, p yet kryeministri dhe duket se qytetarët bashkohen në masë kur rendisin 3 pikat kryesore që do të donin ti ndryshonin në 4 vitet e ardhshme. Arsim, shëndetësi dhe administratë publike e depolizituar.
Mbi 3 mijë komentues i kanë kërkuar kryeministrit arsim më të mirë. Njëri prej tyre shkruan:
1.“E pyeten një shkencëtar gjerman pas luftës se 2te botërore: “Si ka mundësi qe megjithëse juve humbet, u shkatërrua gjithçka kishit, ndërtesa, spitale, shtëpi, ju prapë e morët veten dhe jeni kaq e zhvilluar?”. Përgjigja ishte e thjeshtë: “Ne nuk na u shkatërrua dija dhe arsimi”
2.Administrata shtetërore. Kudo qe shkon te bën përshtypje jo vetëm shërbimi skandaloz, por edhe kushtet edhe sjella jo profesionale e punonjësve. A ka mundësi që institucionet te jenë te denja dhe sjella a atyre qe e përfaqësojnë ate institucion te jetë njerëzore dhe sa me shume informuese?
3.Drejtësia. Te gjithë ankohen qe kane probleme me tokat, punësimin, shtetin, dhe te gjithë jemi te ndërgjegjshëm që burimi i këtyre problemeve është drejtësia e korruptuar.”
“Shendetesia – ne bashkpunime me bashkitë (spitalet, mjekimet). Te saposhkolluarve ne mjeksi mos tu duket më interesante vetëm Gjermania si vend pune”, shkruan një tjetër.
“Shendetsine,Arsimin,mos i lere te rinjte te varin kembet neper tavolinat e lokaleve gjith diten,pra u jep pune dhe dinjitet dhe amanet Pensionet se nuk rojne dot njerzit me 120 mij lek te vjetra ne muaj.Korrupsionin dhe Drejtesine”, thotë dikush.
“E gjithe administrata ne provim te gjuhes shqipe (dhe gjuheve te huaja ne postet qe kerkohet)”, shkruan një komentues.
“ Te gjitha sherbimet sociale (shkollat,shendetsia,policia,administrata etj). Thithjen e investimeve te medha per punesim dhe zhvillim te ekonomise.Bujqesine dhe Turizmin ( ne te cilen ke vene dore me shume).Te gjitha keto me plane afatgjate dhe jo projekte pjesore te perkoheshme”, thotë një tjetër komentues.
“Ne radhe te pare do te pastroja tepsine nga mbetjet e gatimit te meparshem per te gatuar ushqimin e deshiruar nga shqipetaret, me shijen e merituar.
2- Pasagjere ne ekipin drejtues do te zgjidhja profesioniste te vertetete , per ti dhene vlere cdo ministrie.
3- Te beje me shume per, bujqesine, turizmin, arsimin.
4- Te thithje me shume investime te huaja dhe rrisje ekonomine e vendit”, shkruan dikush tjetër.
Komentet më pas vijojnë:
– “Sigurine ushqimore, sherbimin shendetesor.Shmangien e nepotizmit ne administrate dhe ate drejtesine qe luan edhe me jeten e femijeve”
– “Po ju them gjerat e mia duke marr ne konsiderate faktin qe Reforma ne drejtesi ka marre tashme rrugen e pakthyeshme”.
“1.Arsimi. Te jepet mundesia qe te gjithe femijet te edukohen njesoj, ne qyetet, ne fshat, ne zona te thella apo te aferta. Eshte e frikshme te mendosh cfare mund ti beje injoranca nje shoqerie.
2. Infrastruktura- Arsimi kerkon nje infrastrukture te shtrire mire ne cdo drejtim dhe kapilar gjeografik te vendit. Indirekt me infrastrukturen permiresohet turizmi dhe pse jo punesimi.
3. Shendetesi si dhe sigurimi shendetesore”.
“Jo me konkurse fiktive ne Administraten Publike! Eksperienca e 4 vjecarit te kaluar tregoi qe konkurset organizoheshin shume te sakta bazuar ne ligj, por piket e fituesve mbaheshin sekret qe te zgjidhej dikush qe e kishte mikun e forte dhe ishte militant! “
“Duhet bere gjithcka per te luftuar injorancen e mesuesve dhe te sistemit. Marrje ne pune mbi meriten, trajnime, mbeshtetje e posacme per mesuesit e ciklit fillor e parashkollor. Mbi te gjitha duhet ndryshuar mentaliteti i shkolles jo si vend ku merret thjesht informacion, por si ambient formimi ku krijohet njeriu, edukohet njerezorja, vlerat me te mira humane e qytetare”.
“Arsimi me mesuesa dhe pedagoge te kualifikuar.Ne administrate te futen me meritë dhe jo me mik ,tester partie dhe lekë.Rregullimi infrastrukturës qe lidh fshatrat me qytetet përkatës”.
“Nevoja me imediate qe do ndryshim rrenjesor eshte Arsimi. Nga aty duhet te filloje gjithecka. Mesimdhenia dhe vleresimi jane 2 elementet qe duhen reformuar sepse po pergatisim per te ardhmen breza pa arsim dhe do te na kthehet ne bumerang”
“Arsimi si nje nga pikat kyce per te ardhmen e shqiperise. 1. Reduktim i numrit te nxenesve ne klasat e tejngopura. 2. Sa me shume pune praktike, laboratorike etj. 3. Eliminimi i testit te shkolles 9 vjecare shikoni modelin finlandez”.
Ka edhe nga ata që kryeministrit i sugjerojnë se cilët emra duhet të përfshijë me patjetër në qeverinë e re, duke nisur nga Sajmir Tahiri, Ervin Bushati apo Eduard Shalsi.
Kjo do të jetë ajo çka kryeministri e quan “Platforma e Shqipërisë që duam”, ku një ekip pranë Edi Ramës po merret me sugjerimet e qytetarëve, të cilat do të analizohen dhe përmes tyre do ti jepet qeverisjes së re, pulsi I njerzve të zakonshëm. dhe njerzit e zakonshëm në 2017-ën kërkojnë në masë arsim, shëndetësi, administratë publike të denjë dhe drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post