Prokuroria e Vlorës kërkoi 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentash.
Në vitin 2015, ish kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika u arrestua nga policia, bashkë me Doriana Sulajn, me funksion Drejtoreshë e Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë bashki si dhe ndërtuesin, Artur Haxhi.
Sipas akuzave që pretendon prokuroria, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, si drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumente me përmbajtje të falsifikuara, ku këto dokumente të falsifikuara janë përdorur nga biznesmeni ia arrestuar Haxhi. Bëhet fjalë për leje ndërtimi dhe vendime të tjera nga ky institucion.
Diskutime rreth kësaj post