Nga Anri Bala
Lajmin e kobshëm, se Lulzim Basha do të dilte në një deklaratë për shtyp, pas publikimit të rezultatit zyrtarë të zgjedhjeve, e prita me shumë interes, në fakt për të dëgjuar se si do të refuzonte të jepte dorëheqjen, e cila mu duk një kasetë e parë, nisur nga një deduksion i imi personal, por dhe dëshirë njëkohësisht.
Me vjen natyrshëm të mendoj, se të njënjtin interes kishte edhe këshilli i “ndrikullave” i partisë së tij, të cilët u angazhuan e u “kujdesën” mjaft këto kohë, për të përgatitur nusen deri në ditën e dasmës-mort. E lyen, e zhgërryen si mos më keq, për t’i a faturuar atij humbjen, e më pas duke i’u gëzuar dështimit, do të kërkonin ta masakronin, për ta hequr qafe njëherë e përgjithmonë…
Luli në të vërtetë ka shumë “defekte”: Është tërësisht i pabesueshëm, ka një mimikë dhe ngërdheshje që të krijon antipati, zero karizëm, zero personalitet, pa përmendur të gjithë llumet që i ka faturuar vendit dhe zullumet që i ka bërë në kurrizin tonë. Por nuk kishte gjë më të neveritshme dhe në të njëjtën kohë më qesharake, se sa të shihje si i zgurdulluan sytë përfaqësuesit e “këshillit të ndrikullave” kur Luli tha… Jo! Vulëhumburit e “Mbretërisë së kolltuqeve të mashtrimit dhe pasurimit”, anëtarë të së cilës janë të gjithë lehësit, nisën të vinin kujen, por pa hapur gojë, vetëm duke lëshuar britma që u vinin prej “barkut”, e mbyteshin diku në gurmaz.
Kush ka lexuar të paktën dy rrjeshta nga artikujt e mi, e di fare mirë se nuk gëzoj ndonjë respekt të veçantë për Lulzim Bashën, as për shtëpinë muze të “vulëhumburve” të partisë së tij dhe ndaj nuk kam përdëllim për të! Por ama e ndjej t’i u sqarojë se Luli, nuk ka pse të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë. Luli humbi Mbretërinë e kolltukofagëve dhe vulëhumburit e oborrit të tij, por ama fitoi betejën më të rëndësishme politike të karrierës së tij: Sfidën me “katallanin” Berisha!
Lulin e vogël, çadra e burrëroi, e bëri trim, por jo me shqiptarët, e kurrsesi me drejtësinë por… me katallanin! Luli u zhgënjye shumë, fill pasi kuptoi se babai “e shiti” të birin adoptiv, tek liliputi i partisë së derës ngjitur. Kjo e shndërroi Lulin në armikun numër një të “miqve” të tij, e sigurisht në rivalin më të madh të babait.
Në atë moment, Luli vocërr u distancua kryekëput nga anëtarët e tjerë të partisë, të cilët e shijonin akoma pushimin si hemorroidet, në të pasmet e katallanit pa dhëmbë e të plakur Berisha. Ndërsa sot thjeshtë mbajnë gjoja distancë, por nuk i shqiten kurrë nga b*tha!
Luli, i premtoi vetes se do hakmerrej nga pabesia dhe zhgënjimi i madh! Ndaj nisi të ndryshoj qëndrim. Ai i jepte mesazhe babait nga çadra, se s’do fliste më si ai, madje as që do e dëgjonte se çfarë duhet të bënte. Nuk kishte më pyetje si: O ba, po tani?! Luli u bë “burë”, baba i vetes dhe drejtues i fatit të tij!
Kjo qe një nga arsyet kryesore që babai dhe kolltukofagët e familjes së tij politike, nuk luftuan asnjë ditë për fitoren dhe rritjen e PD-së, por u angazhuan për humbjen e thellë të saj, me qëllim që t’ia ngarkonin “faturën” e dështimit Bashës së “pabesë”. Aq shumë u investuan në shkatërrimin e PD-së, sa e katandisën në një shoqatë qarramanësh e qyrramanësh, që veç ankohen, sikur i’u ka ardhur e keqja nga qielli… andej nga se prisnin!
Një pyetje kam për qaraman-qyrramanët e PD-së historike: Si ka mundësi, që në çdo tubim të organizuar nga Basha, pjesëmarrja ishte qesharake, teksa shihje një grumbull prej 50 simpatizantësh rreth tij, kur në të vërtetë një numër të tillë përkrahësish, PD duhet i mblidhte në një katund të humbur të Shqipërisë?!
Aq të paditur janë kolltukofagët e partisë së tij, sa nga hutimi për t’i bërë gjëmën Bashës, i dhanë argument, që të mos jap dorëheqjen dhe të deklaroi më zë dhe figurë, se të gjithë pa përjashtim kanë punuar kundër tij dhe kundër PD-së!
Sigurisht, duke i thënë “jo” dorëheqjes, Basha e hapi dje garën për vendin vakant të kryetarit të PD-së, në zgjedhjet që do mbahen muajin që vjen. Natyrisht që lufta më 22 korrik, nuk do jetë midis Bashës fajtor dhe anëtarëve të partisë së tij. Lufta do bëhet midis humbësit të madh Basha dhe intrigantit Berisha. Të gjithë karrigehumburit e PD-së, kërkojnë të kryqëzojnë Bashën me qëllim që të rikthejnë matufllikun e Berishës në politikë… si heroizëm!
Ky skenar ka shumë gjasa që mos të realizohet, sepse ndryshimet e listave të kandidatëve për deputet të Bashës, do i shërbejnë si garanci për të rifituar postin e kryetarit. Votat në parlament të Bashës, vlejnë më tepër se votat e anëtarëve të këshillit të Berishës. Nëse Basha me Ramën, kanë rënë dakort për arrestime “VIP”-ash të inkriminuar, deputetëve të rinj “Basha” nuk do u dridhet aspak dora që të votojnë imunitetin e të inkriminuarve… përfshirë edhe Berishën.
“Paqja” vendoset vetëm nëse Berisha kërkon rikonfirmimin e Bashës kryetar partie, por duke i kërkuar atij në këmbim… garancinë që nuk do votojë kurrë heqjen e imunitetit të tij!
Diskutime rreth kësaj post