Mikel Shallari, 24- vjeçari nga Kuçova i arrestuar disa javë më parë si i dyshuar për vrasjen e ish- komisar Artan Cukut, pranon autorësinë e ekzekutimit.
Ai ka pranuar krimin, pasi është njohur dhe përballur me akt-ekspertimin e profilit të ADN-së në bluzën e gjetur pak pas vrasjes, e cila mendohet se u hoq nga i riu për të fshehur gjurmët.
I riu ka bashkëpunuar me autoritetet, ndërkohë mësohet se ka treguar dhe emrin e porositësit si dhe vendin ku pas ekzekutimit fshehu dy armët që përdori për keimin.
Shallari ka treguar për efektivët e policisë se armët i ka fshehur në fshatin Polovin të Kuçovës.
Pas pohimit të tij, ekspertët e policisë shkencore të shoqëruar dhe nga prokurori i çështjes kanë sekuestruar dy pistoletat, të cilat dyshohet se janë përdorur në momentin e ekzekutimit, duke i dërguar për ekzaminim.
Ish-komisar Artan Cuku u ekzekutua në hyrje të pallatit të tij më 8 prill 2017, në rrugën e “Kosovarëve”.
Si i dyshuar për krimin rreth tre javë më parë më parë, u arrestua 24- vjeçari nga Kuçova Mikel Shallari, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë.
Diskutime rreth kësaj post