Dashi
Ndikimi i Plutonit në jetën tuaj në çift do jetë shumë i madh sot. Marrëdhënia në çift do jetë më harmonike dhe më e bukur se më parë. Shfrytëzojeni ditën sa të mundni! Beqarët ka shumë gjasa të kenë dashuri me shikim të parë, prandaj duhet të dalin jo të qëndrojnë në shtëpi. Në planin financiar duhet me patjetër të merrni një vendim të rëndësishëm.
Demi
Kontrollojeni veten sot dhe mos bëni gjëra për të cilat të pendoheni. Në një lidhje duhet të tolerosh dhe të mos kërkosh që ai të ndërpresë çdo lloj komunikimi me të tjerët. Beqarët do jenë të turpshëm si gjithmonë dhe nuk do i pranojnë ftesat që do iu bëhen. Financat nuk do jenë shumë të mira.
Binjakët
Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Nuk do bini dakord me partnerin/en dhe kjo do iu nevrikosë mjaft. Mos kërkoni gjithmonë të bëhet si thoni ju sepse do gaboni. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do hedhin asnjë hap për të kërkuar dikë. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse nuk do jenë problematike.
Gaforrja
Gjatë gjithë ditës së sotme do jeni në dispozicion te partnerit tuaj dhe do ia plotësoni atij çdo dëshirë. Kërkoni edhe nga ai ta beje te njëjtën gjë sepse gjithçka është reciproke. Beqarët do kenë disa takime, por edhe rivaliteti do jetë i fortë. Tregohuni më dinakë! Financat do jenë përgjithësisht të mira dhe nuk do keni aspak probleme.
Luani
Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Do ndiheni rehat pranë të dashurit të zemrës dhe do mendoni se me të vërtetë ai është dashuria juaj e përjetshme. Beqarët do joshin shumë, por nuk do kenë kurajo t’i shprehin me fjalë pëlqimet. Maturi dhe sa më shumë maturi duhet te tregoni ne sektorin e financave.
Virgjëresha
Do jeni shumë sensualë gjatë kësaj dite dhe partneri/ja do ndihet me fat që iu ka në krah. Disa mund të mendojnë për një udhëtim të shkurtër, por romantik. Beqarët do kenë disa takime interesante, por nuk do ndihen ende gati të fillojnë një histori dashurie. Influenca e yjeve do jetë e favorshme edhe për sektorin financave.
Peshorja
Lidhja ndërmjet jush dhe partnerit/es do përforcohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Nuk do lejoni askënd të ndërhyjë në jetën tuaj dhe do bëni gjithçka që dëshironi. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Në planin financiar do i kaloni të gjitha vështirësitë që keni hasur këto ditë.
Akrepi
Jeta juaj në çift ka rrezik të kalojë një periudhe të turbullt. Do e keni të vështirë të mos i shprehni ato që mendoni dhe në ndonjë moment do e teproni me fjalët. Beqarët do jenë joshës dhe do kenë disa takime, por asgjë serioze nuk pritet. Nëse keni menduar për një investim te madh, sot është momenti i duhur.
Shigjetari
Pasioni do dominoje sot në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe ai/ajo që keni në krah do jeni më shprehës dhe do mendoni vetëm për të mirën e lidhjes që keni krijuar. Beqarët, për një arsye apo për një tjetër do i mbyllin portat e zemrës dhe nuk do lejojnë askënd të futet. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara, megjithatë ende duhen shmangur investimet e tejskajshme.
Bricjapi
Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do jetë më e mirë sesa mendonit. Do tregoheni më të sjellshëm, më të dashur dhe do i shprehni të gjitha ato që ndjeni. Beqarët duhet të reflektojnë me kujdes para se të hedhin çfarëdo lloj hapi. Situata financiare do jetë e paqëndrueshme dhe për disa mjaft problematike.
Ujori
Nuk do mërziteni aspak sot nga ato që do iu thotë partneri/ja dhe do i kuptoni gabimet që keni bërë më parë. Nuk është kurrë vonë për t’i ndrequr ato dhe për të parë me pozitivizëm drejt së ardhmes. Beqarët edhe pse do kenë takime interesante nuk duhet të krijojnë iluzione. Perspektivat materiale janë të mira. Do kryeni transaksionet dhe investimet e menduara.
Peshqit
Edhe gjatë kësaj dite jeta juaj në çift do jetë shqetësuese. Do grindeni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do toleroni aspak. Yjet këshillojnë të ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni probleme serioze. Beqarët nuk duhet të dëshpërohen edhe nëse nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Për financat do ketë vështirësi, por asgjë alarmante.
Diskutime rreth kësaj post