Sheshi sportiv tek Fusha e Aviacionit është rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës, dhe kryebashkiaku Veliaj garantoi qytetarët se puna me rehabilimit vijon në 50 blloqe të tjera banimi.
Deri në fund të mandatit, tha ai, do të kemi prekur çdo bllok të qytetit të Tiranës.
“Qytetarët të ruajnë këto investime të cilat janë asetet tona dhe besoj që duke i ruajtur, duke filluar nga linja e autobusit që kalon te Fusha e Aviacionit, tek ujësjellës-kanalizimet, tek infrastruktura dhe tek këto parqe, kemi më në fund komunitete të mira jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, bulevardi, liqeni, por në çdo lagje të Tiranës. Këtë vit kemi përfunduar 50 blloqe investimesh, do të vijojmë me 50 të tjerë dhe besoj që deri në fund të mandatit do kemi prekur çdo bllok të qytetit të Tiranës. Është vetëm çështje kohe, sa të jemi tek rrugica apo rruga e lagjes tënde”, tha Veliaj.
Investimi i realizuar nga Bashkia e Tiranës përfshin ndërtimin e një këndi sportiv, këndit të lojërave dhe këndit të forcës. Gjithashtu, është mundësuar dhe ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur.
Diskutime rreth kësaj post