Jemi mësuar që ish-kryeministrin Sali Berisha ta shohim shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos “Facebook”.
Nga denoncimet e arave me kanabis, korrupsionit, kërcënimeve e deri tek aktivitetet e politikanëve apo pjesëmarrja e administratës në fushatë, Berisha nuk i ka munguar asnjëherë mediave edhe jashtë parlamentit ku tashmë është një deputet i thjeshtë.
Ai nuk ka bërë asnjë denoncim, apo nuk ka publikuar mesazhin e ndonjë qytetari dixhital, duke lënë pas një dilemë të madhe.
Sigurisht, humbja e PD-së dhe rënia e kësaj force me mijëra vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ka dëshpëruar shumë demokratë, mes tyre edhe ish-kryeministrin.
Por, të gjithë demokratët të dyzuar mes qëndrimeve të një pjese deputetësh dhe zyrtarëve të PD-së që janë kundër tij dhe një pjese tjetër që i ka dalë në mbrojtje, presin qëndrimin e liderit historik të PD për këtë çështje.
Ndonëse edhe vendimi i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, një nga firmëtarët për largimin e Bashës, shihet si qëndrim i mundshëm i ish-kryeministrit Berisha.
Pas humbjes së PD, Basha ditën e djeshme pati dhe një takim, me sa duket konsultues me Berishën e në orët e mëpasme ai deklaroi se do të ngrijë funksionet e tij për të hyrë në garën për kryetar të partisë si i barabartë por nuk pranoi të jepte dorëheqjen duke thënë se kjo do të ishte gjëja më e lehtë për t’u bërë.
Ndërsa rreshtimi i Berishës në njërin krah apo në tjetrin do qartësonte shumë ide, të paktën në lidhje me largimin apo jo të Bashës që e pasoi në detyrën si kryetar i opozitës.
Diskutime rreth kësaj post