Një krijesë e rrallë e njohur si breshka fluturuese ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës në zonën e Orikumit.
Breshka pagëzohet me emrin Vlora
Biologët e kanë pagëzuar me emrin “Vlora”, breshkën që sipas tyre ishte 20 vjeç dhe peshonte rreth 10 kilogramë.
“Chelonia mydas” është emri i këtyre breshkave barngrënëse që mund jetojnë deri në 100 vite dhe të arrijnë deri në 500 kilogramë.
Biologët pasi studiuan krijesën e rrallë e matrikulluan dhe e pajisën me një sinjal që do vijojë të mbajë nën vëzhgim zonat ku ajo noton.
Ky është rasti i dytë që në ujërat e Vlorës kapet një breshkë e tillë. Sipas sinjalit që transmeton mendohet se breshka e kapur para katër viteve dhe e lëshuar sërish në ujë vijon të jetë ende në detet tona.
Sipas biologëve, nëse arrijnë peshën 500 kilogramë këto breshka largohen në drejtim të ujërave më të ngrohta.
Diskutime rreth kësaj post