Aktori i serisë shumë të famshme “Big Bang Theory” Johnny Galecki pësoi një dëm material pasi shtëpia e tij u dogj e tëra në një zjarr.
Shtëpia gjendej në San Luis Obispo, rreth 190 milje nga Los Angeles, dhe ishte djegur së bashku me pronën e tij prej 1.200 ari. Zona është e sigurt dhe askush nuk mund të hyjë për momentin.
Burimet e TMZ thonë se Johnny nuk e ka vizituar pronën qysh prej zjarrit, dhe planifikon të rikthehet që të marrë çdo gjë që ka shpëtuar nga zjarri.
Johnny tha për TMZ: “Zemra ime është me ata në zonën që kanë pësuar dëme nga zjarri që ka kërcënuar jetën e tyre, e kjo mund të duket e çmendur për disa, mirëpo ata nuk e dijnë se sa ja vlen për të jetuar në një zonë rurale. Nuk është struktura që e krijon një komunitet, por njerëzit.
Diskutime rreth kësaj post