Biznesmeni i ndërtimit Tefik Hyka i ka shpëtuar një atentati mafioz sot në Tiranë. Ai është qëlluar me armë ndërsa po pinte kafe në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Por ndonëse në momentet e para u fol për vrasje, “BalkanWeb” sjell dëshminë e mjekut që thotë se biznesmeni është i plagosur rëndë por me ndërgjegje. Mjeku thotë se ai ka marrë dy pumba.
“Ka marrë një plumb në kraharor e një në kokë, në skalp. Gjallë është me ndërgjegje”, ka thënë mjeku.
Diskutime rreth kësaj post