I trumbetuar si një nga parashikuesit më të mëdhenj të zgjedhjeve në Itali, instituti “Piepoli” ka dështuar në parashikimin për Tiranën.
Më 6 qershor, kompania e mirëpaguar nga Report TV kishte dalë në konkluzionin se Partia Socialiste do të merrte në Qarkun Tiranë 15-19 mandate.. Deri këtu “Piepoli” është brenda, por me një marzh gabimi +/- 6 mandate. Parashikim ky që mund ta bënte kushdo.
E njëjta ishte parashikuar edhe për Partinë Demokratike ku “Pieopli” shprehej për 9-13 mandate. PD mori 11, por mazhi i gabimit të “Piepoli”-t është sërish qesharak me +/- 4 deputetë.
Nga ana tjetër, instituti “prestigjioz” i jepte LSI-së 1-3 mandate në Tiranë, por partia e drejtuar nga Petrit Vasili mori 5 deputetë.
Referuar partive SFIDA dhe LIBRA, “Piepoli” parashikonte 1-3 deputet në qarkun e Tiranës. Në fakt të dy partitë morën 0 mandate.
“Piepoli” i jepte 0-1 deputet në Tiranë edhe PBDNJ, PDIU dhe FRD. Çka te zero rezultoi parashikues…
Diskutime rreth kësaj post