Një nga atentatet më të bujshme në Tiranë është ai i kryer ndaj bankierit të njohur Artan Santo.
Vrasja është kryer tre vite më 26 qershor të vitit 2014, ndërkohë që Santo ndodhej vetëm pak metra larg bankës “Credins” e themeluar prej tij në vitin 2001.
Ekzekutimi i një prej personave më të fuqishëm në vend u krye në orët e para të ditës nga dy vrasës me motor, të cilët ende sot pas tre vjetësh nuk janë identifikuar, madje as motivi që çoi në ekzekutimin e Santos.
Ndonëse vrasja u regjistrua nga kamerat e sigurisë së bankës sërish ekzekutorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre.
Artan Santo njihej gjithashtu edhe si biznesmen i cili nga viti 2009 deri në 2014 ishte aksioner në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe më pas në 2011, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare Focus Group SHPK.
Artan Santo, i cili ndërroi jetë tre vite më parë ishte babai i dy fëmijëve.
Diskutime rreth kësaj post