Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas plagosjes së ndodhur në Shëngjin.
Në një konferencë për shtyp, Luan Rama tha se përgjegjës i drejt për drejtë i ngjarjeve të tilla është kryeministri Edi Rama dhe drejtori i Policisë Haki Çako.
“Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë kriminale që vepron atje. Nga njerëz të armatosur, që në mes të ditës, në ditën për diell, shkojnë pa patur asnjë pengesë me gjithë të ashtuquajturat shërbime të përforcuara të policisë. Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm të derdhur në Lezhë apo gjetkë, përgjegjësia bie drejt për drejt mbi kryeministrin e Rilindjes Edi Rama dhe drejtorit të policisë, Haki Çako”, tha Luan Rama.
Diskutime rreth kësaj post