Kryetari Komisionit Qendor të Zgjedhjeve(KQZ), Klement Zguri, celi të dielën procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, te Liceu Artistik, ne Tirane.
Pas votimit Zguri tha se KQZ, në një kohë rekord dhe brenda kërkesave të ligjit, ka bëre gati përgatitjen e zgjedhjeve që shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Shqiptarët sot besoj kanë mundësi për të bërë demokraci, u shpreh ai.
“Në emër të KQZ dhe në emrin tim ju bëj thirrje shqiptarëve që masivisht te dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës në liri të plotë dhe respekt të ligjit. Kjo është dita e tyre, kjo është demokracia dhe shpresoj shumë që zgjedhjet të zhvillohen në qetësi, transparencë dhe komisioneret ta mirëadministrojnë procesin”, theksoi kreu i KQZ-se.
Diskutime rreth kësaj post