Për shpërthimin në një zyrë elektorale të LSI-së në Durrës, Lefter Koka deklaron se është vepër e atyre që ai i quan “zagarë të rilindjes”.
Kryetari i LSI-së së Durrësit thotë se shpërthimi ka qenë i madh dhe ka ndodhur pas mitingut përmbyllës elektoral të kësaj partie në këtë qytet.
“Kjo vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të PS-së që i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të vazhdojnë veprimtarinë e vendosjes së tritolit. Thirrje socialistëve të ndershëm, që situata të tilla që i kemi kaluar në vitet ’96-‘97, nuk kanë lidhje me ta, por me një grup të vogël, që e kanë pagëzuar Rilindja. Në Durrës të mos luajnë se nuk do të ketë forcë që të na pengojë. Një kundërshtar kemi, Lulin dhe Rilindjen. Do të përballen me forcën e të rinjve dhe të rejave. Le ta përjetojnë me qetësi ndryshimin e pushteteve”, tha Koka.
Pa dhënë më shumë detaje, policia konfirmon se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Autorët e ngjarjes në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, nuk janë identifikuar nga policia.
Diskutime rreth kësaj post