DASHI
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do merreni vesh me mire me njeri-tjetrin dhe nuk do i prekni sot temat delikate. Beqaret do fiksohen keq pas gjetjes se princit te kaltër dhe mund te bëjnë edhe sakrifica te mëdha për te ndryshuar status. Jo te gjithë do jene me fat. Për financat do jete një dite me fat. Yjet do ju bëjnë me te logjikshëm dhe me te kujdesshëm kështu qe do dini ta organizoni me se miri situatën.
DEMI
Gjerat nuk do ecin shume mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm me çdo fjale apo veprim sepse përndryshe do lëndoni dhe do lëndoheni gjithashtu. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe ka gjasa qe me dike te krijojnë afrimitet me te madh. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë ne tërësi gjendja nuk ka për te pasur probleme.
BINJAKËT
Dite me e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do arrini te merreni vesh me mire me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do këtë përmirësime te jashtëzakonshme. Beqaret nuk do kënaqen sa duhet nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj kështu qe mund ta shfrytëzoni rastin për te bere investime.
GAFORRJA
Do i jepni rëndësi absolute jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do planifikoni edhe ndonjë surprize te këndshme. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do jene plot e përplot me pune dhe edhe sikur te duan nuk do kenë kohe ta kërkojnë dashurinë. Financat për fatin e mire do fillojnë te përmirësohen goxha. Organizojini me mire ato.
LUANI
Dite mjaft pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume me realiste dhe do bëni atë qe është me e mira për ju dhe për partnerin. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe ka mundësi qe realiteti t’iu duket zhgënjyes. Financat do jene aq te mira saqë edhe vete keni për t’u habitur. Shlyeni borxhet dhe po mundet ndihmoni edhe pak familjaret.
VIRGJËRESHA
Mjedisi yjor do ju beje si ju ashtu edhe partnerin me nerva sot. Do kapeni edhe pas gjerave elementare dhe do debatoni ashpër. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene plotësisht te kënaqur prej tyre prandaj do preferojnë te presin ende. Financat do jene goxha te mira. E gjithë kjo jo vetëm nga ndihma e te afërmve, por edhe nga mënyra e duhur e organizimit.
Dite shume e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Sa here te ndodheni pranë partnerit zemra do ju rrahe me fort se asnjëherë me pare. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre vetëm për te krijuar një lidhje prandaj do i refuzojnë te gjitha ftesat. Shpenzimet e konsiderueshme do bëjnë qe situata financiare te përkeqësohet goxha.
AKREPI
Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te mos e toleroni partnerin me shume nga sa duhet sepse ai mund te përfitoje nga kjo gjë. Vendosni njëherë e mire pikat mbi “i” dhe do ndiheni akoma me mire. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin e tyre te ëndrrave dhe e gjithë bota do ju duket ndryshe. Merkuri do ju ndihmoje me financat dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.
SHIGJETARI
E premtja nuk do jete aspak ashtu si ju e keni dëshiruar. Do konfliktoheni për shume gjera me partnerin dhe nuk do mund te jeni plotësisht te qete. Beqaret duhet te maten disa here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen, pasi vetëm ne këtë mënyrë do shmangin vuajtjet. Me financat do jeni me te përgjegjshëm dhe çdo hap do e hidhni te mirëmenduar. Priten edhe përmirësime.
BRICJAPI
Ju te dashuruarit nuk duhet te tregoheni impulsive sepse mund ta lëndoni partneri dhe ai do doje t’iu largohet. Beqaret do kenë disa takime ndryshe nga sa ishin mësuar, por qe do i bëjnë t’iu rrahe zemra me fort se kurrë me pare. Mire është qe te mos lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Buxheti nuk do jete i keq, por yjet sugjerojnë te shmangni çdo investim madhor.
UJORI
Nëse lidhja juaj është forcuar tashme mjaftueshëm, sot mund te merrni edhe ndonjë vendim te madh. Gjate gjithë kohës do ju qëndrojë buzëqeshja ne fytyre dhe zemra do ju rrahe pafund. Beqaret me mire le te durojnë edhe pak sepse pas pak ditës do ju shfaqen mundësi akoma me te mira. Shpenzimet nuk do arrini t’i kontrolloni dot kështu qe gjendja do dobësohet.
PESHQIT
Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje te vogla gjate ditës, por gjithçka ka për te ndryshuar me mbrëmje. Nëse jeni beqare sot do gjeni personin ideal qe do ju përshtatet ne perfeksion dhe do ju beje te qeshni gjithë kohës. Mos e lini mundësinë t’iu ike nga duart sepse do ndiheni vërtet te lumtur. Perspektivat financiare duken te mira. Do ndiheni te qete dhe do i kryeni edhe disa shpenzime qe keni menduar.
Diskutime rreth kësaj post