Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokatrës dhe kanë shkarkuar këshilltarin e LSI, Bashkim Tola.
Shkarkimi i tij është bërë me argumetin e konfliktit të interest, pasi përpos detyrës si këshilltar bashkiak Tola ishte zgjedhur edhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Gjirokastër.
Për këtë arsye PS depozitoi kërkesën në këshillin e mandatave për ta shkarkuar pak ditë më parë dhe sot nisma është konkretizuar edhe me votat e PD.
Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e LSI.
Diskutime rreth kësaj post