Dashi
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Do rivendosni bashkëpunimin dhe gëzimi do iu pushtojë. Do jetë një nga ditët që keni ëndërruar. Për beqarët do favorizohen dashuritë platonike, por jo ato reale. Prisni edhe pak për të bërë për vete atë që doni. Në planin financiar do keni disa probleme serioze.
Demi
Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetët sot. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione. Bëni vetëm kujdes që seksualiteti të mos dalë mbi ndjenjat. Beqarët nën influencën e Mërkurit do tregohen shumë kërkues dhe nuk do bien në dashuri me të parin që do takojnë. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm.
Binjakët
Gjërat do shkojnë mirë në planin sentimental për çiftet. Kujdes, nëse filloni të flisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë ai edhe mund të mërzitet. Tregohuni të matur! Beqarët do jenë në mëdyshje për të ruajtur lirinë apo për të përjetuar emocione të forta duke u lidhur me dikë. Reflektoni me kujdes! Me financat do keni fat dhe do jeni të mbrojtur.
Gaforrja
Ditë pozitive për jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë qenë larg njeri-tjetrit do të afrohen dhe do e shtojnë bashkëpunimin. Ka ardhur momenti të bëni edhe plane për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë të vendosur për të kërkuar personin e duhur. Çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Sektori i financave do jetë mjaft i qetë.
Luani
Sektori i dashurisë do marrë bekimin e yjeve sot. Të gjitha konfliktet do të zgjidhen dhe ju do vendosni baza më të forta në lidhjen tuaj. Për beqarët ka mundësi që një shoqëri e vjetër të kthehet në diçka më tepër. Mos ëndërroni të pamundurën, por dhe mos e lini këtë mundësi t’iu ikë. Mos abuzoni me shpenzimet gjatë kësaj dite. Ruani një ekuilibër.
Virgjëresha
Ju që jeni në çift duhet të përfitoni nga kjo ditë e bukur për dashurinë. Qëndroni sa më shumë kohë bashkë dhe shkëmbeni puthje pafund. Beqarët do jenë gjithë kohës të rrethuar nge njerëzit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitojë zemrën. Bëni edhe pak durim. Në planin financiar do keni goxha fat. Përfitoni nga kjo.
Nën ndikimin e Marsit do përballeni me disa situata të sikletshme ju që jeni në çift. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe në mbrëmje do të rindizet pasioni. Për beqarët nuk do jetë ditë me fat dhe nuk do ketë takime interesante. Ekuilibri buxhetor do të mbrohet nga yjet.
Akrepi
Sot për ata që janë në një lidhje, do jetë një nga ditët më të bukura dhe më me fat. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë të mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqarët do kenë fat. Ka shumë gjasa që personi me të cilin të krijoni një lidhje të jetë i shenjës së ujorit. Në sektorin financave kërkohet më shumë maturi.
Shigjetari
Edhe pse do keni disa mosmarrëveshje të vogla në mëngjes me partnerin/en tuaj, gjërat do stabilizohen më vonë. Do kaloni edhe disa çaste romantike. Beqarët duhet të pranojnë ftesën për të shkuar në një feste. Atje do takojnë persona interesantë. Saturni do favorizojë financat.
Bricjapi
Ambienti në jetën në çift do jetë i ngrohtë dhe i mbrojtur nga planetët. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqarët duhet t’i njohin mirë personat që do takojnë para se të fillojnë aventura. Është më mirë kështu në mënyrë që të mos zhgënjeheni. Menaxhojini me kujdes financat.
Ujori
Klima për jetën sentimentale ka rrezik të jetë pak e turbullt. Meqë nuk do arrini sot të vendosni qëndrueshmëri në çift, mundohuni të paktën të ruani komunikimin. Beqarët duhet të bëjnë durim përsa i përket jetës sentimentale. Do keni një dëshirë të çmendur për të shpenzuar pa pushim sot. Kujdes, situata nuk është shumë e favorshme.
Peshqit
Ata që janë në një lidhje do mendojnë t’i çojnë gjërat edhe më tej. Mund të planifikojnë sot fejesa apo edhe martesa. Pritet një periudhe e mrekullueshme. Beqarët do kenë flirte dhe takime me shumicë por që asnjëra nuk do të ketë të ardhme. Neptuni do ua shtojë dëshirën për shpenzime. Kujdes mos e kaloni kufirin.
Diskutime rreth kësaj post