Nga Sadi Vorpsi*
Pritja madhështore që Vora i bëri të dielën kryeministrit Edi Rama dhe puna e palodhur e Partisë Socialiste duket se ka ngjallur jo vetëm xhelozi tek ata që vetë u listuan si kundërshtarë, por edhe ligësi.
Të dashur miq, mbrëmjen e sotme një shtetas është arrestuar në qytetin e Vorës.
Çuditërisht, mediat nuk u njoftuan nga Policia për rastin në fjalë, por nga telefonatat dhe SMS-të e Zyrës së Shtypit pranë LSI-së. Kjo e fundit jo vetëm që njoftoi arrestimin e A.Ç, por gënjen edhe natën (mqns dita nuk i mjafton) duke e cilësuar të prangosurin si Koordinator të PS-së.
Unë i kuptoj mediat e blera, apo viktima të dizinformimit, por kurrësesi LSI-në.
Së pari, i prangosuri nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë, jo koordinator i PS, por as anëtar organizate. Madje në Vorë nuk e njeh askush, që do të thotë se mund të mos jetë as banor aty.
Së dyti, Policia që anatemon LSI-ja nga mëngjesi në darkë si të lidhur me krimin dhe që po dëmton zgjedhjet, si ka mundësi që paska arrestuar një koordinator të PS?
Turp për ata që pështyjnë atje ku po vazhdojnë të hanë, në rang ministrash, drejtorësh etj.
Vota e 25 Qershorit do t’i japë fund jo vetëm tepsisë ku vunë dhjamë partiçkat, por edhe intrigave të stisura në zyrat e Tiranës.
*Kandidat i PS Qarku Tiranë
Lajmi i publikuar nga portali i Artur Zhejit që financohet nga LSI:
Diskutime rreth kësaj post