Nga Drini Kuqo*
Në shumë raste në të cilat Ilir Meta vendoset në siklet nga një intervistues, ai dëshmon zotërimin e një bagazhi të ulët intelektual.
Me presionin e fushatës që po ndihet gjithmonë edhe më shumë tek presidenti, Meta në disa raste përdori fjalë të gabuara në një intervistë të dhënë në një television grek, duke dhënë një kuptim tërësisht të ndryshëm nga ajo që donte të thonte.
I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe BE-në, Meta u përgjigj duke thënë se këto relata mbeteshin “tabu” për të. Nga fjalori i shqip-shqipes, “Tabu – Diçka që quhet e paprekshme, që ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. Fjalë tabu. Është bërë tabu”
Donte të thonte që për të ishin të rëndësishme, por mesa duket Meta tha që BE dhe Greqia janë të paarritshëm, të paprekshëm për të.
Kjo është përgjigja që dha Meta i pyetur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi: “Për mua si politikan, por edhe për forcën politike që unë kam themeluar dhe drejtuar ka vetëm tre tabu: stabiliteti i Shqipërisë, marrëdhëniet e ngushta me fqinjët dhe stabiliteti i rajonit, dhe e treta, integrimi evropian. Dhe të tre këto tabu janë të lidhura fort me njëra tjetrën dhe me stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë”.
Diskutime rreth kësaj post