Një intervistë e lëshuar ditën e djeshme është prova më e mirë për tensionin e brendshëm që po përjeton Ilir Meta, presidenti i zgjedhur që vazhdon të përfaqësojë vetëm një fraksion të vogël të kombit (ata që votojnë LSI).
Me karrierën e tij politike që duket se varet në “fije të perit”, Meta lëshoi disa deklarata shumë provokuese, në televizionin grek “Star”.
Fillimisht, i pyetur për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën, Meta u përgjigj se “Nuk jam unë i vetmi që kam probleme me Ramën, është edhe Greqia dhe fqinjët e tjerë”.
Më pas, i pyetur për qëndrimet e tij ndaj Greqisë, Meta i konsideroi “marrëdhëniet me Greqinë jetike për Shqipërinë”.
Me këto deklarata, përveç diskretitimit që I bën figurës së vendit të tij, presidenti i zgjedhur sinjalizon një rishikim të plotë të qëndrimit të Shqipërisë ndaj çështjeve të mbetura pezull me Greqinë, përfshi të drejtat e popullsisë çame dhe çështjen e detit.
Në të shkuarën, raportet me Greqinë kanë qenë aq fitimprurëse për ish-liderin e LSI, sa që në kohën kur forca e tij kontrollonet Ministrinë e Punëve të Jashtme, Dashnor Dervishi, kushëri me Metën u emërua ambasador në Athinë.
Si shpërblim ndaj shërbimeve që i bëri LSI, Dervishi u shpërblue edhe me emërimin e të birit, Dael Dervishin, në krye të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke e shndërruar atë në njeriun e vetëm që jepte licensat për minierat deri në vitin 2016.
Diskutime rreth kësaj post