Nga Kushtrim Kentrusha/
Pasi stis e ndez sherre artificiale, Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur ka vendosur të shesë vendin e tij të mediat greke me deklaratat se “kryeministri Rama ka marrëdhënie të vështira dhe të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë edhe Greqinë”.
Ky nuk është thjesht rasti i paprecedentë i një Presidenti që sulmon kryeministrin e vendit të tij, duke na nxjerrë në sytë e fqinjëve si shtet i shthurrur. Më rëndë akoma, është rasti i paprecedentë i një presidenti që u tregon grekëve se vendi i tij është i paaftë dhe jo në gjendje, të ndërtojë marrëdhënie rajonale të shëndosha.
Pra Presidenti, përfaqësuesi i unitetit kombëtar, u shfaq para grekëve si përfqësuesi i ndonjë organizimi anti-shqiptar për të hedhur në erë fuqinë shtet-bërëse të Shqipërisë, aftësitë e ndërtimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit rajonal, a thua se Iliri nuk jeton dhe nuk ka asnjë rol në këtë Shqipëri që ai e përshkruan dhe përkufizon nga shteti fqinj.
Por pse e bën këtë ilir Meta?
Përkëdheljet që ai i bëri dje grekëve, të bëjnë të mendosh se e shiti vendin e tij për qëllime elektorale. Një mandat në Gjirokastër, ku jetojnë familjet shqiptaro-greke, votues potencialë, e ka shtyrë Ilir Metën që ti nxijë fytyrën Shqipërisë nga mediat fqinje duke e vënë LSI-në mbi Shqipërinë.
Nëse do ta donte aq shumë Shqipërinë, flamurin e patriotizmit nuk do ta tundte nga media greke, po duke i kursyer vetes dhe SHPK-së së tij, retorikën agresive elektorale dhe atë të baltosjes së atdheut për hir të partisë./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post