Disa orë pas denoncimit të organizimit të jashtëligjshëm të punonjësve të Bashkisë Çorovodë, këto foto të mbërritura në redaksinë tonë pak çaste më parë dëshmojnë një skandal të ri.
Një autokolonë me autobusa është parkuar sot midis Urës së Hotel Dajtit dhe Rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Midis tyre, qëndron edhe ky autobus me targa Gjirokastre, i cili duket se ka sjellë punonjës të administratës dhe mbështetës lokalë të LSI në këtë Qark.
Ndërkohë, autobusat e tjerë duket që kanë ardhur nga të gjitha zonat e Shqipërisë, veçanërisht nga ato qytete ku LSI zotëron pushtetin lokal.
Mesa duket nga imazhet, LSI e ka pasur të vështirë të mbushë sheshin vetëm me militantët e saj të Tiranës dhe për të krijuar imazhin e rremë të një “force të madhe”, ka mbledhur të gjithë përkrahësit dhe nëpunësit e administratës me detyrim, në një shfaqje të dëshpëruar force sot në kryeqytet./Skandal.al
Diskutime rreth kësaj post