Skandalet nuk kanë të sosur kur bëhet fjalë për LSI-në e cila po e përdor administratën për të mbushur mitingjet e partisë.
I tillë është rasti i fundit që po sjell Lexo.al nga bashkia e Çorovodës, e cila drejtohet nga përfaqësuesi i LSI, Nesim Spahiu.
Të gjithë punonjësit e kësaj bashkie janë detyruar të lënë punën dhe të nisen për Tiranë ku sot do mbahet mitingu i radhës së LSI.
Burimet thonë se personat në foto e video siç dhe duken para godinës së bashkisë si dhe gjatë momentit që po hipin në autobuz, janë punonjës të bashkisë të cilëve ju është vënë kusht të lënë punën e të nisen për Tiranë, pasi duhet të jenë në mitingun e Metës.
Një precedent i rëndë ky të cilin LSI po e përdor jashtë mase dhe që është në shkelje të ligjit./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post