Dje zyra e shtypit të PD ka publikuar një foto të kryedemokratit Lulzim Basha me presidentin e SHBA Donald Trump, foto kjo e paguar, duke pretenduar se është bërë një takim.
Por disa foto të bëra pa pagesë dhe në një takim të vërtetë, janë të këngëtares Bleona Qerreti.
Qëllimi se përse është realizuar fotoja është shumë i ndryshëm.
Basha po e përdor këtë foton e blerë për fushatën elektorale duke shpresuar se do të bëhët kryeministër.
E ndërsa bukuroshja shqiptare Bleona Qerreti ende nuk e ka shpallur kandidaturën për kryeministre, ne kemi shumë dyshime dhe besojmë se përpara Bashës, Donald Trump do të mbështeste Bleonën për të drejtuar Shqipërinë.
Kjo për faktin se ka bërë më shumë foto dhe ka takime të vërteta. Ai mund ta mbështesë dhe Lulin, nuk është çudi e madhe, varet nga preferencat e tij./CityNews
Diskutime rreth kësaj post