Ekipet e shpëtimit në Londër nuk presin të gjejnë më njeri të gjallë në godinën shumëkatëshe të shkrumbuar nga zjarri një ditë më parë.
12 janë të vdekurit e konfirmuar zyrtarisht, ndërsa njerëzit vazhdojnë të kërkojnë dëshpërimisht pjesëtarë të familjes apo miq që rezultojnë të zhdukur. Mbi 30 vetë mbetën të shtruar në spital, 17 nga të cilët në gjendje të rëndë. Kryeministrja Theresa May premtoi hetim të plotë të ngjarjes, ndërkohë që shumë pyetje janë ngritur mbi faktin që zjarri u përhap me një shpejtësi të tillë marramendëse.
Shkaqet e flakëve që u deshën 24 orë të viheshin nën kontroll nuk janë zbardhur ende plotësisht, ndonëse në media thuhet se zjarri nisi nga shpërthimi i një pajisjeje elektroshtëpiake, me gjasë, një frigorifer.
Kulla Grenfell kishte rreth 120 apartamente dhe ishte strehë e rreth 600 personave. Ndërtesa është në një zonë etnikisht të larmishme, me popullsi të dendur në zonën North Kensington, në perëndim të Londrës.
Diskutime rreth kësaj post