Nga Fatjon Baze
Kur na ndajnë edhe 11-ditë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25-qershorit fushta elektorale është futur në kulmin e saj.
Të gjitha partitë politike do të garojnë të vetme në këto zgjedhje, që pas marrveshjes së arritur mes dy krerëve të dy forcave politike kryesore në vend Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD) mbrëmjen e 18-Majit.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kjo fushatë është e para që zhvillohet në me tone të qeta ku po ti hedhësh një sy vendin më të madh tek fjalimet e dy liderve e kanë zënë batutat që ata kanë bërë ndërmjet njëri-tjetrit.
Por, krejt e kundërta është për Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila ka “shpërthyer” në sulme dhe akuza ndaj dy forcave kreysore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Megjithatë, përveç fushtës që po zhvillohet në çdo qyetet të shqipërisë, në një tjetër qytet votohet edhe për Bashkinë.
Bëhet fjalë për qytetin e Kavajës që më datë 25-qershor nuk do të votojë vetëm për kryeminstrin që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme Shqipërinë, por dhe për të parin e qytetit të tyre.
Në 25-qershor qytetarët e Kavajës por dhe ato të njësive admistrative të rrethit do të votojnë për kryetarin e ri të Bashkisë. Në garë janë tre kandidatë nga të treja forcat politike; Dorian Murati i Partisë Socialiste; Isa Sakja i Partisë Demokratike; dhe Maskim Kona i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në një vëzhgim të bërë në këtë qytet, situata paraqitet mjaft e qetë ku bie në sy mungesa e flamujve partiak dhe posterave të kandidatëve, ndërsa ndryshe paraqitet situata tek makinat personale të simpatizantëve të cilët i kanë veshur ato me logot e partive dhe fotot e kandidatëve.
Në qytet pothuajse e gjithë vëmendja votuesve është përqëndruar tek Bashkia, ku gara më e fortë është ajo mes kandidatit të majtë Dorian Murati i cili ka qenë drejtor i ALUIZNI-it në këtë qytet, dhe kandidatit të djathë Isa Sakja që është njëkohësisht dhe kryetar i PD-së për Kavajën.
Partia Socialiste kërkon që ta fitojë sërish betejën për Bashkinë, e cila është qeverisuar për gjashtë vite nga ish kryetari Elvis Roshi, pasi u largua nga ky post për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
“Do ta fitojmë sërish bashkinë, jemi të bindur 100% që Dorian Murati do të jetë kryetari i ri i Bashkisë në datën 26-qershor”,shprehen disa mbështetës të Partisë Socialiste.
Edhe në kampin e Partisë Demokratike situata është optimiste, ku kandidati, do të kërkojë të thyejë qeverisjen e PS-së.
“Kjo është mundësia jonë më e mirë. Nëse nuk fitojmë këtë rradhë nuk besojm se do fitojmë më”, shprehen mbështetësit e Partisë Demokratike.
Megjithatë, ajo që vlen të theksohet gjithashtu, është fushata e qetë që po zhvillohet deri më tani nuk ka pasur asnjë incidentet dhe kandidatët vijojn të qetë takimet me banorët duke u shpalosur platformat e tyre.
Diskutime rreth kësaj post